Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, i mituri ka hyrë në banesën e shtetases S. Sh., 24 vjeçe, ku dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje me dhunë. Në aparatmentin që adoleshenti ka hyrë 24-vjeçarja ushtronte prostitucion.
Policia bën me dije se janë arrestuar si 24-vjeçarja ashtu edhe 17-vjeçari, ndërsa është proceduar penalisht edhe një person, shtetasi M. B., 30 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë, u gjet një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kokainë, e cila dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari.
“Specialistët kryen veprimet procedurale për arrestimin e shtetases S. Sh., 24 vjeçe dhe të një 17-vjeçari, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se 24-vjeçarja ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili ka tentuar të vjedhë me dhunë, në banesën ku shtetasja ushtronte prostitucion”, njofton policia.

