Radhë të gjata janë krijuar në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, dhe shkak për këtë është bërë rënia e sitemit EES, të hyrje daljeve në hapësirën Shengen ose BE.
Për pasojë policia greke ka bllokuar punën duke krijuar kështu radhë të gjata, pasi shtetasit që duan të hyjnë drejt Greqisë u duhet të kalojnë me procedurë manuale, pas rënies së sitemit.
Situata paraqitet e ngjashme në të dyja doganat si atë të Kakavijës dhe atë të kapshticës, ku në radhë ka me dhjetra automjete që janë në pritje për më shumë se dy orë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sistemi i policisë kufitare greke has probleme duke shkaktuar radhë të gjata në pritje.

