Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje autoritetet policore gjatë orëve të fundit të pasdites. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm të forcave të rendit.
Dhjetëra efektivë policie, përfshirë struktura të specializuara, kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar dhe janë vendosur perimetra sigurie. Paralelisht, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i të gjithë qytetarëve dhe punonjësve që ndodheshin brenda godinës, si dhe largimi i mjeteve në afërsi për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Burime në terren bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar në çdo hapësirë të godinës dhe zonat përreth, ndërsa njësitë xheniere po kryejnë verifikime të detajuara për të përjashtuar praninë e ndonjë lënde shpërthyese.
Ekipi i Media 60 ka siguruar pamjet e para nga momenti i mbërritjes së policisë në vendngjarje, ku duken forcat e shumta të angazhuara dhe procesi i evakuimit. Deri në këto momente, operacioni vijon dhe autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa priten informacione zyrtare për natyrën e alarmit dhe rezultatet e kontrollit.

